“Një gjurmë që nuk ikën kurrë!”, Orinda Huta rrëfen mes lotësh abortin që pësoi 5 vite më parë

schedule13:23 - 18 Qershor, 2022

schedule 13:23 - 18 Qershor, 2022

Orinda Huta ka folur si rrallëherë për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Moderatorja ka zbuluar abortin që ka përjetuar pak pas martese. E përlotur, Orinda tha se 5 vite më parë ajo dhe Turi mësuan se do të bëheshin prindër për herë të parë por fatkeqësisht e humbën fëmijën tre muaj më pas.

“Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë. Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba…

Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zoti. Mbaj mend që kam pas kënduar edhe këngën “Somewhere over the rainbow”. Gjatë gjithë kohës isha me këtë refren.

Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”.”, theksoi Orinda.

/abcnews.al