Boris Johnson ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që Britania të vazhdojë të tregojë mbështetjen e saj për Ukrainën duke paralajmëruar për “lodhjen” e Ukrainës ndërsa lufta po zgjatet, shkruan The Guardian.
“Rusët janë avancuar centimetër pas centimetri dhe është jetike për ne që të tregojmë atë që dimë të jetë e vërtetë, që është se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë”, u tha Johnson gazetarëve pas mbërritjes së tij në Britani nga një vizitë në Kiev.
Disa anëtarë të partisë së tij Konservatore kritikuan vizitën e Johnson në Ukrainë në vend që të merrte pjesë në një konferencë në Anglinë veriore.
“Kur lodhja e Ukrainës të fillojë, është shumë e rëndësishme të tregojmë se do të qëndrojmë me ta për një kohë të gjatë dhe do t’u japim qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, tha Johnson.
/abcnews.al