Çmimi i naftës ulet në bursa, por bordi “komunist” e rrit në Shqipëri

schedule15:30 - 17 Qershor, 2022

schedule 15:30 - 17 Qershor, 2022

Bordi i Transparencës doli me vendim të ri për çmimin e karburanteve në vend dhe ajo që bie në sy është se nafta është rritur me 7 lekë.

Nga 258 lekë që tregtohej deri tani, çmimi ka shkuar 265 lekë/litër.

Ndërkohë, benzina do të shitet me 241 lekë/litri, ndërsa gazi 86 lekë/litri me pakicë.

Lexo edhe: Rekord i ri, çmimi i naftës në stratosferë. Sa shitet nga sot nafta, benzina dhe gazi

Në fund të njoftimit për ndryshimin e çmimeve thuhet se Bordi është vazhdimisht “në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”.

Megjithatë, çmimi i vendosur sot nuk reflekton aspak atë që po ndodh në bursë.

Çmimet e naftës vijuan në ulje edhe këtë të premte, një rrugë që e kanë nisur tashmë prej të paktën një jave.

Nafta e papërpunuar Brent ra 56 cent, ose 0,5%, në 119,25 dollarë për fuçi dhe nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor ra me 78 cent, ose 0,7%, në 116,81 dollarë.

Çmimet e mësipërme as nuk i afrohen çmimit me të cilin prej sot do të tregtohet nafta në Shqipëri.

Edhe pas dy ditësh protesta, kërkesat e qytetarëve duket të mos jenë marrë parasysh nga Bordi i Transparencës dhe mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të sjellë të tjera reagime.

Lexo edhe: Rama: Një bord komunist po na vendos çmimin e naftës, por na duhet

Më herët, kryeministri Rama e ka cilësuar këtë bord si komunist, por në kushtet që jemi sipas tij, ai është i domosdoshëm pasi shmang shumë abuzime. /abcnews.al