Një amerikan i tretë të cilin Departamenti i Shtetit e ka identifikuar si të zhdukur gjatë aksioni në Ukrainë, ai është një veteran i marinës amerikane, Grady Kurpas. Lajmin e ka konfirmuar dhe gruaja e tij për CNN.
Hera e fundit që miqtë e tjerë të ngushtë dëgjuan nga Kurpasi ishte midis 23 dhe 24 prillit, tha për CNN George Heath, një mik i familjes së Kurpasit.
Kurpasi shërbeu në Korpusin e Marinës së SHBA për 20 vite, duke u pensionuar në nëntor 2021. Ai zgjodhi të shërbente si vullnetar përkrah ukrainasve në Ukrainë, por fillimisht nuk e imagjinonte veten të luftonte në vijën e parë të luftës, tha Heath.
“Ai donte të shkonte dhe të ndihmonte popullin ukrainas. Ai nuk po planifikonte të luftonte”, tha miku i tij.
Departamenti i Shtetit tha se ishte në dijeni të raportimeve për një luftëtar të tretë amerikan që udhëtoi në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, i cili ishte identifikuar javët e fundit si i zhdukur, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price gjatë një konference për shtyp të enjten.
Price nuk dha emrin e amerikanit të tretë të zhdukur, por tha se Departamenti i Shtetit ishte në kontakt me familjen.
/abcnews.al