Steven Botman kërkon dëshpërimisht kalimin te Milan, teksa vazhdimisht ka refuzuar ofertat e Newcastle.
Edhe pse Lille insiston të pranojë ofertën angleze, holandezi nuk dëshiron të tërhiqet. Skuadra franceze ka paralajmëruar lojtarin duke i thënë se s’ka Milan në raste se oferta e kuqezinjve është më e ulët e skuadrës së Premier League.
Mbetet të shikohet se cila do të jetë oferta e Milan për të tentuar Botman, i cili është i gatshëm të vishet kuqezi. /f.a/abcnews.al