Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të ndryshojë emrin e virusit të lisë së majmunëve, pasi shkencëtarët e cilësuan emrin aktual si “diskriminues dhe stigmatizues”, sipas The Guardian.
Studiuesit thanë se është gjithashtu se nuk është e drejtë të emërtohen versionet e virusit sipas vendeve të Afrikës.
OBSH po punon me ekspertë “për ndryshimin e emrit të virusit të lisë së majmunëve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë mbi shpërthimin të martën .
Tedros pritet të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të diskutuar mbi virusin.
Sa i përket emrit të ri të virusit, shkencëtarët sugjerojnë të fillojë me hMPXV, për të treguar versionin njerëzor të virusit të lisë së majmunëve. Në vend të vendndodhjeve gjeografike, thonë ata, duhet të përdoren shkronjat dhe numrat, bazuar në rendin e zbulimit. Në atë sistem, prejardhja pas shpërthimit aktual ndërkombëtar do të quhej B.1.
Lija e majmunëve është raportuar në 39 vende deri më tani, sipas OBSH-së. Në të gjithë botën janë regjistruar 3,100 raste të konfirmuara ose të dyshuara.
“Përhapja globale e lisë së majmunëve është qartësisht e pazakontë dhe shqetësuese,” tha Tedros.
Tedros tha se ai do të mbledhë Komitetin e Emergjencave të OBSH-së më 23 qershor “për të vlerësuar nëse ky shpërthim përfaqëson një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.
/abcnews.al