Skuadra e Arsenal nuk zhgënjeu ndaj Valencias duke fituar me rezultatin 3-1. Topçinjtë e Londrës përmbysën disavantazhin dhe janë një hap larg finales së madhe që do të mbahet në Azerbajxhan.
Arsenal nuk zhgënjen ndaj spanjollëve të Valencias në një takim spektakolar ku u shënuan plot 4 gola. Topçinjtë e Londrës janë një hap larg finales së madhe që do të mbahet në Azerbajxhan.
Londinezët u ndëshkuan në minutën e 11 nga Diakabi, i cili fitoi duelin ajror me mbrojtësit londinez, duke heshtur të pranishmit në “Emirates Stadium”. Gjithsesi reagimi i anglezëve ishte i menjëhershëm dhe vendosen baraspeshën me Lacazette vetëm 7 minuta më pas.
Sulmuesi francez u shërbye saktë nga Aubameyang dhe realizoi lehtësisht me portën e boshatisur. Nuk vonon shumë edhe goli i dyte që mban firmën e Lacazetre. Kësaj radhe, sulmuesi i topçinjve asistohet nga Granit Xhaka dhe tregohet i saktë me kokë, duke mposhtur për të dytën herë portierin Neto.
Valencia tenton në disa raste golin e barazimit, por pa sukses. Një minutë para fundit të takimit, Aubameyang i shtohet listës së golashënuesve duke vulosur rezultatin për 3-1. Rezultat mjaft i mirë për londinezët që janë një hap larg kalimit në finalen e madhe./ABC News Albania 24/7