Në Greqi janë konfirmuar deri më sot, 16 qershor dy raste me linë e majmunëve.
Analizat laboratorike të 2 mostrave kanë përfunduar dhe sipas mjekëve i përkasin tipologjisë së virusit të Afrikës Perëndimore.
Protothema.gr raporton pacientët janë në gjendje të mirë klinike, ndërsa janë karantinuar.
Rreziku i zhvillimit të sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme, ndërkohë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes./abcnews.al/