Gjobitën personin me aftësi të kufizuara: Ishte i dehur

schedule11:43 - 3 Maj, 2019

schedule 11:43 - 3 Maj, 2019

Një person me aftësi të kufizuara është gjobitur nga policia gjermane. Kjo sepse personi, i cili lëvizte me një karrocë elektrike ishte në gjendje të dehur në momentin që agjentët e policisë shkuan ta ndihmonin pasi ishte bllokuar.

U ndalua nga policia gjermane pasi kishte një nivel alkooli në gjak pesë herë më të lartë se ai i lejuari. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Por ajo që ka shkaktuar shumë reagime duke bërë që lajmi të bëjë xhiron e botës, është se protagonist i kësaj ngjarjeje është një person me aftësi  të kufizuara në një karrocë elektrike.

Për fatin e keq të tij, ligji gjerman aplikon sanksionet e parashikuara për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për karrocat elektrike.

Për ironi të fatit patrulla kishte ndërhyrë pasi ishte njoftuar nga një kalimtar, i cili kishte vënë re personin me aftësi të kufizuar të bllokuar pasi i kishin mbaruar bateritë e karrocës elektrike.

Agjentët e policisë lajmëruan ambulancën për të dërguar personin në shtëpinë e tij, por ishin pikërisht kontrollet e mjekëve që zbuluan nivelin e lartë të alkoolit në gjak./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!