Vllaznia nis përgatitjet për Kupat e Europës, zhvillohen seancat e para stërvitore

schedule15:39 - 16 Qershor, 2022

schedule 15:39 - 16 Qershor, 2022

Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kupave të Europës duke zhvilluar edhe seancat e para stërvitore. Tashmë skuadra shkodrane ka mësuar edhe emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshen ne turin e dytë të “Conference League” dhe ka nisur të mendojë për këto sfida. Trajneri Mirel Josa e ka vlerësuar shumë Universitatean e Krojovës, por nga ana tjetër është shprehur se objektivi i Vllaznisë do të jetë kualifikimi.

Në seancat e para stërvitore kanë qenë të pranishëm 24 futbollistë, por është e qartë se skuadra ka nevojë për përforcime të tjera. Një gjë e tilë është deklaruar edhe nga trajneri Josa i cili ka kërkuar që këto lojtarë të bashkohen sa më parë me ekipin në stërvitje.

Ekipi i Vllaznisë do të qëndrojë për një periudhë 10 ditore duke u stërvitur në Shkodër, e më pas do të spostohet në një vend tjetër ku do të zhvillojë edhe pjesën më intensive të përgatitjeve për dy përballjet me Universitatea të Krajovës që do të luhen më 21 dhe 28 korrik./ h.ll/abcnews.al