Një kompani dezinfektimi në Shtetet e Bashkuara ka një ofertë unike për ata që duan të fitojnë para. Mjafton të “presin” disa buburreca në shtëpinë e tyre për një muaj.
Sipas kompanisë “Pest Informer”, synimi është gjetja e pronarëve të pesë deri në shtatë shtëpive që janë të gatshëm të marrin 2000 dollarë në këmbim të lëshimit të rreth 100 buburrecave në hapësirën e tyre personale.
Pasi të pranohet, kompania me bazë në Karolinën e Veriut do të kryejë një studim, duke testuar teknika të reja të kontrollit të parazitëve.
“Ne kemi më shumë se 20 vjet në industri, kështu që ne dimë një ose dy gjëra për kontrollin e parazitëve,” shkroi kompania në faqen e saj të internetit. “Thënë kjo, ndërsa teknologjia evoluon, ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave më të reja dhe më të mira për të hequr qafe parazitët, veçanërisht buburrecat.
Përveç lëshimit të buburrecave në shtëpi, kompania po kërkon gjithashtu të filmojë praktikat e dezinfektimit që do të ndodhin./abcnews.al