Raporti i BSH, Ahmetaj: Rritja ekonomike vijon të jetë galopante

schedule11:56 - 16 Qershor, 2022

schedule 11:56 - 16 Qershor, 2022

 “Rritja ekonomike vijon të jetë galopante”. Kështu është shprehur zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Kuvend, teksa sot diskutohet raporti i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj  tha se ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë në vitin 2021 dhe se kjo rritje vijon. Sipas tij falë paketave mbështetëse të qeverisë u mbush gropa e shkaktuar gjatë krizave.

“Ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë në vitin 2021. Rritja në vitin 2021 është më e madhja në rajon dhe dua ta them për ju dhe qytetarët, përkujdesja m reforma dhe paketa, bëri të mundur që të ishte vit galopant në rritje duke mbushur të gjithë gropën e vitit 2020.  Është e vërtetuar nga një skanim i BSH për ekonominë.

Papunësia ka rënë në 11.3%. asnjë nga mallrat e konsumit përveç karburantit nuk ka rënie. Të gjitha mallrat kryesore të konsumit kanë rritje. Të gjitha këto janë për të vendosur një raport të vërtete me atë që po ndodh. Ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të tre krizat. Në raport referohet me detaje cfarë ka ndodhur me rimëkëmbjen. Është besim te ekonomia”, tha Ahmetaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!