“Ibrahimovic-Milan, përgjithmonë. Kontrata e re është gati”, ky është titulli kryesor i “Tuttosport”.
Zlatan dhe Milani do të vazhdojnë së bashku, me një rol të ndryshëm nga pikëpamja teknike, por i njëjtë në nivel drejtues. Ai dëshiron të jetë aty për rifillimin në janart, duke anashkaluar efektivisht tre muajt e parë të kampionatit dhe duke u rikthyer pas Kupës së Botës.
Paga e Ibrës do të jetë më e ulët dhe me bonuse të lidhura me frekuentimin dhe performancën. Por nuk është çështje parash për Ibrahimovic, por çështje personale.
Ai dëshiron të vazhdojë me Milanin dhe pastaj mund të ketë hapësirë në menaxhim./ h.ll/abcnews.al