30 mijë lekë ushqime shporte, Dash Sula proteston në Kuvend: I blejnë vetëm deputetët, se njerëzit s’kanë lekë

schedule10:10 - 16 Qershor, 2022

schedule 10:10 - 16 Qershor, 2022

Deputeti Dashnor Sula, ka zgjedhur një mënyrë origjinale në shenjë protestë në Kuvendin e Shqipërisë, për rritjen e ushqimeve.

Sula ka marrë një sasi të ushqimeve të shportës ku çmimi total shkon në 30 mijë lekë. Sipas tij, kjo shportë duhet në tre ditë dhe për shqiptarët është e papërballueshme.

“Po ju them që i kam marr në markën me çmimet më të ulëta. Këto bëjnë 30 mijë lekë. Sa i bie të ushqehen me këtë shportë që duhet një herë në tre apo dy ditë. Pra duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer. Pa llogaritur ushqimet e tjera. Kam ardhur këtu sot në shenjë proteste.” tha Dashnor Sula.

Sula i bëri thirrje qeverisë dhe Edi Ramës që të amnistojë dhe të gjejë një zgjidhje për të ndihmuar familjet shqiptare për shkak të çmimeve.

“Të bëjnë indeksimin e çmimeve. E qartë dhe e thjeshtë si në Maqedoni. Që ka zëruar TVSH për shportën” tha Sula.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!