Beci: Sezoni turistik mund të sjellë ngjarje kriminale, grupet do të lajnë hesapet

schedule20:20 - 15 Qershor, 2022

schedule 20:20 - 15 Qershor, 2022

Emisioni në “Shënjestër” me gazetaren Klodiana Lala, ka sjell sot në vëmendje ngjarjes e fundit kriminale që kanë tronditur jo pak opinionin publik, duke iu referuar vrasjes rreth një muaji më parë të Iljas Çalit, apo dhe vrasjes pak ditë më parë të Aleksandër Sadikajt.

Ish-prokurori Eugent Beci tha se sezoni turisti përkon gjithnjë me aktivitet të shtuar kriminal.

“Të gjitha këto ngjarje kur vijnë në një hark kohor të shkurtër krijojnë tronditje të rëndit dhe sigurisë për opinionin publik. Në të gjitha këto ngjarje kemi të bëjmë me persona që kanë lidhje me botën e krimit, dhe kjo e vështirëson më tepër identifikimin e autorëve.

Por jemi në një periudhë kohore e cila përkon me sezonin e verës, sezonin turistik, dhe përgjithësisht jo vetëm për arsyet psikologjike, por dhe për arsye gjeopolitike, gjerostrategjike dhe të lëvizjes së grupeve kriminale, sigurisht që do jemi në një periudhë të ngarkuar me ngjarje kriminale të cilat vijnë dhe pas një kohe pandemia, dhe shpesh herë në grupet kriminale ka lënë hesape pa larë dhe do të lahen dhe tani.

Historikisht në Shqipëri sezonet e verës dhe para verës, ose para festave, janë të ngarkuara me ngjarje kriminale, prandaj forca zbuluese e policisë duhet të jetë më e lartë për të bërë të mundur parandalimin e disa ngjarjeve”, tha ai.