Goli i Lionel Messiy nga goditja e dënimit ka sjellë reagim të fortë nga tifozët e Liverpool. Fansat anglezë kanë krijuar një peticion të titulluar “Jepini Messit një dënim” pasi pretendojnë se argjentinasi fitoi goditje të lirë duke e goditur vetë Fabinhon në kokë.
Një moment shumë deçiziv u ka shpëtuar edhe formacionit të gjykimit, por jo mediave, gjatë takimit Barca-Liverpul, për një veprim të Mesit ndaj Firminjos.
Për të fituar goditjen e lirë, Messi duhej “të aktronte” disi ndaj Fabinho, të sajonte një kontakt me mesfushorin brazilian dhe t’i shpëtonte vëmendjes së arbitrit kryesor. Kështu mendojnë tifozët e Liverpool, që ndihen të pakënaqur nga vendimi i Bjorn Kuipers.
Në fakt, një nga përkrahësit e të kuqve anglezë ka krijuar një peticion në “Change.org”, të titulluar: “Jepini Messit një dënim retrospektiv (me pamje filmike), për ta pastruar Fabinhon në kokë”. Peticioni thotë: ” Messi fiton një goditje të lirë, duke e goditur vetë Fabinho në kokë. Unë mendoj se kjo duhet të shikohet nga UEFA”.
Robertson, Van Dijk dhe Gomez kishin punë shumë me pleshtin që arriti në kuotën e 600 golave në një kohë që perla e golit të tretë ishte një kartolinë më vete për atë sfidë.
Mesi rregulloi topin në një largësi rreth 35 metra nga porta e Liverpool-it, mori frymë thellë dhe nuk i dha Alisson-it absolutisht asnjë shans për të evituar “kryeveprën”, që mahniti botën. /ABC News Albania 24/7