Manikyrët dhe pedikyrët mund të zgjasin më shumë nëse tregoni kujdesin e duhur. Mjafton që të ndiqni disa këshilla të thjeshta.
Aplikoni pak vaj në kutikulat
Mos harroni të aplikoni 2-3 herë në javë pak vaj për thonjtë pasi i forcon ato.
Përdorni fillimisht uthull të bardhë
Përpara se të filloni manikyrin ose pedikyrin, aplikoni pak uthull të bardhë në thonjtë tuaj me pak pambuk. Jo vetëm që do të hiqni çdo papastërti por do t’i bëni thonjtë dhe më të lëmuar, duke krijuar bazën perfekte për ngjyrën që do të aplikoni.
Përdorni krem kundër diellit
Kremin kundër diellit që përdorni për trupin apo fytyrën mund ta përdorni edhe tek thonjtë e lyer, sepse krijon një shtresë mbrojtëse sipër.
Aplikoni shtresën e sipërme ndërsa manikyri nuk është tharë ende
Sekreti qëndron te aplikimi i shtresës së sipërme ndërsa manikyri nuk është tharë ende mirë. Në këtë mënyrë, manikyri do të qëndrojë më gjatë.
Nuk ka ujë të nxehtë
Nëse është e mundur, kini kujdes që të mos bini në kontakt me ujin e nxehtë për 12 orë pas lyerjes së thonjve. Nxehtësia e ujit e dobëson shpejt manikyrin, duke bërë që të fshihet më shpejt. /abcnews.al