“Në mbrojtje të integritetit territorial,” SHBA, 1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

schedule19:04 - 15 Qershor, 2022

schedule 19:04 - 15 Qershor, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ofruar 1 miliardë dollarë  ndihmë ushtarake për Ukrainën. Paketa përfshin artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden.

Biden bëri të ditur se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot ndërsa shtoi se liderit ukrainas i rikonfirmoi angazhimin e SHBA-ve për t’i qëndruar në krah Ukrainës “ndërsa ajo mbron demokracinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit të paprovokuar rus”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!