Kukësi ditën e sotme ka bërë edhe afrimin e dytë në skuadër, ku pas sulmuesit Jakup Berisha, kanë firmosur me një mbrojtës.
Antonio Ilieski ka firmosur me verilindorët, ndërsa është fotografuar edhe me fanellën e Kukësit në ambientet e “Kukës Arena”.
Ilieski së fundi ka qenë pjesë e Renovës, në Maqedoninë e Veriut, teksa më herët ka luajtur për ekipe si Tikves, Gostivari, Korabi i Dibrës dhe të gjithë skuadrat e moshave të Maqedonisë së Veriut, deri te U21-shit. /f.a/abcnews.al