Një debat mes përfaqësuesit shqiptar dhe atij rus në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës u zhvillua gjatë mbledhjes së fundit në OKB.
Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës për të mos i falur duke i harruar ata, në mënyrë që ngjarjet e tmerrshme të përsëriten.
Gjatë diskutimit u përmend nga përfaqësuesi rus Vasily Nebenzya edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë përgjigjen e Hoxhës, i cili tha se “nuk duhej ta përmendte Haradinajn sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm”.
#UNSC| #AlbaniaUNSC??commends the vital work of @unirmct in ensuring accountability for atrocities in former Yugoslavia & Rwanda
We call upon member states to fully cooperate with international mechanisms & deliver #justice, for the families of victims
?https://t.co/mYF8azBXh8 pic.twitter.com/SH7F0Uo1ly
— Albania in UN (@AlMissionUN) June 14, 2022
“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë. A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha. /abcnews.al