Dashuria e Steven Botman për Milan qenka më e madhe seç e kishim imagjinuar. Mbrojtësi holandez kërkon me çdo kusht të vishet kuqezi, dhe për këtë vazhdon të refuzojë ofertat e Newcastle.
Edhe pse Lille insiston të pranojë ofertën angleze, Botman nuk dëshiron të tërhiqet. Klubi i Premier League i ka dhënë ultimatumin dhe kërkon një përgjigje përfundimtare sa më shpejt.
Oferta e bërë nga Magpies për Botman është 30 milionë funte, të cilat nuk do të ndryshojnë, ndërsa pritet përgjigja përfundimtare e holandezit, i cili duket se është i bindur t’i qëndrojë deri në fund dëshirës së tij për t’u transferuar te Milan. /f.a/abcnews.al