Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau zhvilloi një takim ditën e sotme me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në një konferencë për mediet ai theksoi mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e vendit në BE.
Rau: E përgëzoj Shqipërinë për hapat që ka marrë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani më shumë se kurrë na duhet solidaritet dhe përpjekje për të ruajtur angazhimet thelbësore të OSBE. Jam i lumtur të theksoj se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për të ruajtur efikasitetin e OSBE-së. jam i nderuar dhe theksoj jashtëzakonisht marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona. Polonia mbështet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kemi diskutuar me Ahmetaj se si të forcojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë dy palësh.
Ahmetaj: Roli i Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ka qenë i gjithanshëm. Ne kemi bërë thirrje për të ndaluar me çdo kusht luftën në Ukrainë për të tërhequr të gjitha trupat ushtarake ruse si dhe për të ndaluar vrasjen e personave. Lufta në Ukrainë është një luftë për paqen dhe sigurinë e kontinentit Evropian.
Ministri polka ka nisur një tur vizitash në Ballkan, duke nisur nga Shqipëria. Ahmetaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të ndjekë një politikë aktive dhe të udhëhequr nga synimi për një integrim euro-atlantik si dhe një integrim më të thelluar ekonomik në të gjithë rajonin./abcnews.al/