Papa Francesku: Lufta ruse në Ukrainë “ndoshta e provokuar” nga NATO

schedule03:40 - 15 Qershor, 2022

schedule 03:40 - 15 Qershor, 2022

Një deklaratë e fortë është bërë nga Papa Francesku në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas tij pushtimi rus i Ukrainës ishte pjesërisht i “provokuar” nga NATO, por mohoi se ai po e mbështet Presidentin Putin ndërsa denoncoi “mizorinë” e ushtarëve rusë.

Në një intervistë Papa dyfishoi pretendimet që bëri në prill se zgjerimi i NATO-s në Evropën Lindore “lehtësoi” zemërimin rus, shkruan The Times.

Kreu i Kishës Katolike tha se një kryetar shteti “shumë i mençur” e kishte vizituar atë disa muaj para luftës dhe i tha se ishte “shumë i shqetësuar për mënyrën se si po funksiononte NATO”. “Po lehin në dyert e Rusisë. Dhe ata nuk e kuptojnë se rusët janë perandorakë dhe nuk do të lejojnë asnjë fuqi të huaj t’u afrohet atyre. Ai kreu i shtetit dinte të lexonte shenjat e asaj që po ndodhte”, tha Papa.

Papa më parë iu referua NATO-s që “leh” në Rusi në një intervistë në prill me Corriere della Sera të Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!