Tirana do të përballet me Dudelange në turin e parë të Champions League dhe për këtë ka folur edhe presidenti Refik Halili.
“Për mua ishte ekipi që prisnim, thoshim që të gjitha janë skuadra të forta, por prisnim të na binte kjo skuadër që te luanim. Mendoj që është një short i favorshëm, për mua nuk ka skuadra të lehta ka vetëm punë.
Kemi nisur dhe fazën përgatitore dhe shpresojmë që në të ardhmen të bëjmë dhe pak merkato sepse nuk është e lehtë për të shkuar dhe kaluar me shpresë turnin e parë”, tha Halili.
Në lidhje me afrimet, ai shtoi: “Po flasim për shortin, të flasim për atë që duam dhe pretendojmë nuk kemi diçka konkrete.
Nëse do të kemi do ta merrni vesh të parët. Nëse ju gazetarët gjeni dikë që Shehi e kërkon, ne jemi të gatshëm t’i bëjmë kontratë”. / abcnews.al