Abazoviç: Ballkani i Hapur ka gjetur recetën për të ardhmen e rajonit, Mali i Zi gati të kontribuojë

schedule13:16 - 14 Qershor, 2022

schedule 13:16 - 14 Qershor, 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzaoviç ka thënë se “Ballkani i Hapur” ka gjetur recetën për të ardhmen e rajonit dhe ka theksuar se për vendin e tij, nuk ka alternativë tjetër për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për gazetën “Politika”, Abazoviç foli edhe për samitin e “Ballkanit të hapur” që u mbajt disa ditë më parë në Ohër.

“Ata nuk folën se kush e filloi luftën i pari, por folën për turizmin, lëvizjen e lirë, energjinë, bujqësinë, krizën ekonomike dhe shëndetësore, si dhe infrastrukturën”, tha Abazovic

Kryeministri malazez shtoi se në samitin e Ohrit të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur, pati një kthesë për të cilën rajoni duhet të krenohet dhe se Evropa pa një Ballkan Perëndimor ndryshe, duke diskutuar hapur të ardhmen e tij./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!