Reshje të dendura të breshërit kanë përfshirë Leskovikun në Kolonjë. Reshjet e breshërit kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më tepër se 30 minuta.
Breshëri ka shkaktuar dëme ne kulturat bujqësore dhe vreshtari, shkruan abcnews.al.
Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj. /abcnews.al