Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit të Reformës Territoriale

schedule11:22 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:22 - 14 Qershor, 2022

Nesër do të mbahet mbledhja e parë e komisionit për Reformën Territoriale. Lajmi është bërë me dije nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00.

“Duhet të mbahen mbledhjet e para të dy komisioneve. Mbajtja mesor e mbledhjes për reformën territoriale që quhet mbledhja e konstituimit. Do të ngrihet grupi i punës për hartimin e një objekti. Besoj që edhe opozita t’i përmbahet atij objekti. Për të parë edhe mundësinë e një roli më të ndryshëm se ai aktual i qarqeve. Edhe komisioni duhet të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një lloj bashkëpunimi rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit edhe organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre”, tha Balla.

Kreu i grupit socialist tha se PS nuk ka propozime konkrete për ndarjen territoriale në vend, ndërsa theksoi se duhet vlerësuar funksionimi i qarqeve.

“Nuk jam këtu për të komunikuar propozimet e grupit tonë. Puna do të jetë në komision. Askush prej palëve nuk duhet ta shohë veten si përfaqësues i njërës palë. Jemi 8 vite pas miratimit të reformës territoriale.

Vlerësimi im është që qarqet kanë humbur peshën e tyre. Duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë organizimi rajonal”, tha Balla. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!