VIDEO/ Rruga rrethohet me shiritë, prokurorët rikthehen në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

schedule11:02 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:02 - 14 Qershor, 2022

Prokuroria e Elbasanit i është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije se prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona.

Lexoni KËTU gjithçka mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga gazetari i ABC, prokurorët janë duke kryer veprime pikërisht në vendin e ngjarjes, të cilin e kanë rrethuar me shirita.

Pjerin Xhuvani,  u vra më 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Asokohe si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur  Emiljan Prenga 39 vjeçar, Pavlo Vuksani 50 vjeçar, Eltjon Bodinaku 32 vjeçar dhëndri i Pjerin Xhuvanit. E plagosur po ashtu mbeti  dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçare.

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan: Vetëdorëzohet autori, ish-efektiv i RENEA-s

Kush ishte Pjerin Xhuvani

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës të vitit 2021 në Elbasan.

Lexo edhe: “Mollë sherri” në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, arrestohet Mehmet Greca në Elbasan

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si aktivist i PS-së.

Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit. /abcnews.al