Ballkani i Hapur”, Spahiu: Kosova nuk mund të jetë pjesë, politika e Ramës e gabuar

schedule22:36 - 13 Qershor, 2022

schedule 22:36 - 13 Qershor, 2022

Politologu kosovar, Nexhmedin Spahiu në një lidhje me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur”.

Sipas tij kjo është një nismë që është në dëm të Kosovës, por shumë shpejt do të ndikojë negativisht edhe për Shqipërinë.

Ai tha se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e nismës për sa kohë që qytetarët kosovarë duhet të mbulojnë targat kur hyjnë në Serbi.

Pjesë nga diskutimi:

Spahiu: Një nga problemet është orientimi i Serbisë. Si do të bëhet nëse do hapim kufijtë, kur vendet e rajonit i kanë shpallur embargo Rusisë, ndërsa Serbia jo. Problemi tjetër është ai i targave. Do të ketë lëvizje të lirë, por ti do të arrestohesh në rast se nuk ke mbuluar targat. Shqipëria nuk ka probleme, por po zgjedh të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë se me Kosovën dhe vendet e tjera. E gjithë klasa politike nuk pajtohet kjo, por është një politikë që shkon në dëm të Shqipërisë si Shqipëri.

Xhafo: A e ndani ju qëndrimin se Serbia është kërcënim për Kosovën?

Spahiu: Patjetër.

Xhafo: Cila është pasoja që e vuan Kosova nga ky qëndrim i politikës së jashtme të Shqipëri?

Spahiu: Është një politike të cilën e ka përzgjedhur Rama, por që është në dëm të Kosovës. Por mendoj se në aspektin afatgjatë është dhe në dëm të Shqipërisë, duke patur parasysh se partnerët strategjikë të Shqipërisë janë ata që janë dhe partnerë strategjikë të Kosovës, dhe nëse SHBA thotë se po Ballkanit të Hapur kur të jenë të 6 vendet, ndërsa Rama dhe Vuçiç thonë se po e nisim pastaj le të na bashkëngjiten, këto janë dy politika të ndryshme. Shqipëria po bën një politikë që nuk është e njëjtë me politikën e SHBA-ve në Ballkan.

/Abcnews.al/