Shqipëria dhe Kosova zhvilluan ndeshjen e fundit kualifikuese të Europianit, ku skuadrat ndajnë nga një pikë mes tyre.
Kuqezinjtë e vegjël u ndërshkuan që në pjesën e parë nga dardanët, të cilët në minutën e 32 kaluan në avantazh me anë të Krasniqit.
Shpresat në minutat e fundit të fraksionit të parë nuk shfrytëzuan siç duhet mundësitë e krijuar duke dështuar të gjenin rrjetën e kundërshtarëve, ndërsa minutën e 85 të pjesës së dytë kuqezinjtë patën mundësinë e artë me Ismailgecin të barazonin shifrat, por lojtari i Tiranës gaboi nga 11 metra përballë portierit të dardanëve.
Por barazimi do të vinte në minutat e fundit të takimit, ku Flamur Ruci do të dërgonte topin në rrjetë për t’iu dhuruar të tijve një pikë përballë “vëllezërve” të tyre. /f.a/abcnews.al