Kryedemokrati Basha inspekton zonat e përmbytura në Kamëz
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me disa prej familjeve të përmbytura në Bashkinë e Kamzës, ku zonat më problematike ishin Valiasi, Frutikultura, Laknasi dhe një pjesë e Bathores. Kryebashkiaku I Kamzës, Xhelal Mziu, I tha Bashës se institucioni që drejton ka arritur të nxjerrë nga rreziku më shumë se 250 familje, ndërsa u ankua se nuk ka pasur mbështetjen e pushtetit qendror.
Kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi disa prej zonave më të prekura nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës. Gjatë vizitës ai shoqërohej nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, I cili e njohur me ndërhyrjet e Bashkisë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Kryebashkiaku Mziu I tregoi Bashës arsyen përse, sipas tij, u regjistruan përmbytje edhe në Kamëz.
Porosia e Bashës ishte që t’I jepej prioritet absolut shpëtimit të jetëve të njerëzve, ndërsa rekomandoi qytetarët që t’I përgjigjen thirrjes për evakuim./abcnews.al
https://youtu.be/Wz28zZtjWoY