“Llamarina e serbatorit ishe e hapur”, e dashura e 27-vjeçarit Sadikaj që iu bë atentat: E mbylli dhe nuk u shqetësua

schedule10:41 - 13 Qershor, 2022

schedule 10:41 - 13 Qershor, 2022

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që iu bë Aleksandër Sadikaj në Tiranë.

Bashkëjetuesja e viktimës e cila ka treguar se Sadikaj kishte vë re një problem në serbatorin e makinës.

27-vjeçari kishte konstatuar një dëm serbatorin e makinës, por që nuk i kishte kushtuar rëndësi.

Ndërsa miqtë të tij kanë deklaruar se ai nuk ruhej. Ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit nga policia janë gjetur shumë mjete të paligjshme.

Lexo edhe: E vranë me bombë me telekomandë/ Dëshmon miku i Aleksandër Sadikajt: “Peqja” i kishte borxh, çfarë ndodhi një ditë para vrasjes

“Me Aleksandërin kam darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Bashkëjetoja me të prej tri vitesh. Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur.”,ka thënë ajo për Bw.

Aleksandër Sadikaj u vra 2 ditë më parë, në aksin Elbasan-Tiranë, në afërti të TEG-ut.

Të riut me origjinë nga Berati i ishte vendosur një sasi prej 150 gramësh tritol.

Me sa duket autorët kishin në vëmendje çdo lëvizje të tij dhe kanë pritur momentin e përshtatshëm për ta shpërthyer lëndën plasëse.

Sadikaj fillimisht doli me shenja jete nga makina dhe u dërgua në spital me plagë të rënda, ku humbi dhe jetën./abcnews.al/