Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Del menuja, çfarë hëngrën mbrëmë Rama dhe Mitsotakis në Selanik

schedule12:00 - 11 Qershor, 2022

schedule 12:00 - 11 Qershor, 2022

Ditën e djeshme u zhvillua në Selanik Samiti i i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Selanik , ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Në samitin e liderëve të Ballkanit ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili sot ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Pas samitit pjesëmarrësit darkuan në hotelin me pesë yje Hyatt Regency në Selanik, shkruan abcnews.al.



Lexo edhe: I pranishëm edhe Rama, çfarë pritet të diskutohet sot në Samitin në Greqi, publikohet axhenda: Selaniku “kryeqytet i Ballkanit”

Mediet greke kanë publikuar menynë me ushqimet që shijuan krerët e lartë të rajonit.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të provonin kuzhinën mesdhetare.

Më poshtë menuja e darkës

Levreku i marinuar me perime

Japrak me fruta deti me karkaleca dhe shafran Kozani

Domate me djathë dhie të freskët, arra dhe salcë ulliri.

Peshk fagri me zarzavate të skuqura dhe salcë xhenxhefili

Ëmbëlsirë pjeshke

Verë, Assyrtiko, Sauvignon Blanc (Tema, Pavlidis Estate)

Menyja u kurua nga shefi ekzekutiv i Hyatt Regency, Apostolos Altanis dhe pastiçieri Alexandros Alexiou.

/abcnrws.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!