Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se rezultati i luftës në vendin e tij do të ndikojë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në të ardhmen e rendit ndërkombëtar, shkruan BBC.
“Rregullat e ardhshme të kësaj bote po vendosen pikërisht në fushat e betejës së Ukrainës,” tha presidenti ukrainas.
Duke folur gjatë një konferencë në Singapor, ai tha se vendi i tij po kërkon të largojë rusët nga zonat që ka kontrolluar që nga fillimi i luftës. Ai shtoi se forcat ukrainase po mbrohen gjithashtu kundër sulmeve të ashpra ruse në lindje të vendit, veçanërisht rreth qytetit të Severodonetsk.
Duke vënë në dukje mbështetjen e deritanishme nga Perëndimi dhe aleatët e tij aziatikë, Zelensky tha se ishte thelbësore qe kombet të dërgojnë ndihma dhe të mos heqin dorë.
Ai përmendi gjithashtu edhe faktin që Rusia po bllokon portet në Detin e Zi dhe Azov duke bllokuar eksportet e ukrainasve, duke shtuar se nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të eskportojë ushqimet, bota do të përballet me një krizë akute dhe të rëndë ushqimore në shumë vende kryesisht në Azi dhe Afrikë.
/abcnews.al