EMRI/ U vra me thikë te serat e Fierit, roja ishte vëllai i kryeplakut të fshatit

schedule08:09 - 11 Qershor, 2022

schedule 08:09 - 11 Qershor, 2022

Trupi i pajetë të moshuarit që u gjet i vrarë në afërsi të serave në Fier i përket shtetasit Petraq Gjika 67 vjeç nga fshati Grecalli e Fierit.

Prej disa kohësh viktima punonte si roje nate dhe ishte vëllai kryeplakut të fshatit Grecalli, raporton abcnews.al.

67-vjeçariu është gjetur i pajetë në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Sipas policisë dyshohet që viktima të jetë vrarë me thikë.

/abcnews.al/