Bora Zemani tashmë është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Ajo është përfolur vazhdimisht për raportin që ka pasur me aktorin, Donald Veshaj, me të cilin është rikthyer së fundmi. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht, fotot konfirmuan gjith çka.
Ditën e sotme, Bora si kurrë më parë, ndau detaje nga kjo histori. Në një intervistë me Arjan Konomin, i cili e ngacmoi se a ka pasur raste kur e ka menduar situatën e saj me Donaldin, teksa ishte duke e moderuar emisionin, ajo u përgjigj me ‘po’.
Pra, këtë herë duket se zemra e ka tradhtuar Borën, pasi në një emision dashurie nuk kishte se si mos të mendonte për raportin e saj.
Kujtojmë që Zemani nuk la pa përmendur as djalin e saj, Arborin, duke e cilësuar si motivin kryesor të jetës së saj./abcnews.al