Në javën kulturore të Izraelit në Tiranë, është çelur ekspozita “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”.
Një përmbledhje e 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman, që tregojnë gamën e gjerë të trashëgimive fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vizitoi së bashku me kryeministrin Rama ekspozitën.
Margariti u shpreh se ekspozita do të vijojë të udhëtojë dhe në vendet e tjera të botës. Rama në fjalën e tij e vendosi theksin te miqësia mes dy vendeve dhe njoftoi hapjen e Muzeut Hebraik në Vlorë.
Rama: Të falënderoj që je treguar i gatshëm që prej ditës së parë që nisëm këtë program të ri. Izraeli është i pranishëm për ti treguar botës shumë gjera. Kjo është e para herë por duam ta bëjmë traditë edhe për vitin tjetër. Duam të krijojmë gjithmonë e më shumë ura që na bëjnë bashkë dhe do të jemi shumë shpejt së bashku për inaugurimin e muzeut të ri në Vlorë dhe po përgatisim qendrën hebreje në Tiranë dhe do të ishim shumë të nderuar që të ishit pjesë e kremtimeve tona.
Ministrja Margariti bëri me dije se edhe pse kjo mund të duket si një ekspozitë fotograife, një tematikë kjo që lidhet me ministrinë e Kulturës, në të vërtetë mesazhi është mbi humanizmin, paqen, tolerancën dhe faktin që të gjithë lutemi për të njëjtat gjëra përtej fesë që na përfaqëson.
/abcnews.al/