Edison Pula, një emër i njohur për policinë shqiptare dhe italiane arriti të arratisej nga burgu i Trevisos në Itali, mëngjesin e djeshëm.
“Burgu ishte shumë i ngushtë për të. Edion Pula, 27 vjeçari me origjinë shqiptare hartoi një plan të thjeshtë për tu arratisur dhe me një dozë guximi arriti të kapërcente murin. Tani ai ka të gjitha forcat e policisë italiane nga pas”, shkruajnë mediet përtej Adriatikut.
Bllokada në kufij për të kapur të arratisurin Edison Pula
Këtë e konfirmon komisioneri Vito Montaruli: “Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Fluturuese dhe zyrës së hetimit të Policisë me drejtimin e burgut dhe policisë së burgjeve”.
“Kontrolle të plota, duke mos lënë gur pa lëvizur. Në lëvizje është vënë dhe policia kufitare. Dyshimet janë se Pula po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në kufi.”
“Megjithatë, duhet të supozojmë se është ende në territorin kombëtar – konfirmon komisioneri – të gjitha komisariatet në verilindje dhe më gjerë janë alarmuar. Fotoja e shqiptarit i është dërguar të gjitha komisariateve.”
Hulumtimi do të nisë nga e kaluara e të arratisurit
Hetimet do të bazohen në të shkuarën e Pulës. Ai akuzohet për 50 vjedhje. Gjithashtu dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto.
Ai është akuzuar për tentativë vrasje, grabitje, vënie eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës.
Pula ishte në gjendje të shmangte policët. Ai gëzonte mbështetjen e një rrjeti kontaktesh që i mundësonin atij të ndryshonte shpesh qytetin, shtëpinë dhe makinën.
Lexo edhe: VIDEO/ Me vrap nëpër ara, momenti kur shqiptarët ia mbathin nga burgu në Itali
Sipas medieve, të hënën e ardhshme 27-vjeçari duhej të dilte në gjykatën e Bolzanos, i akuzuar për rreth pesëdhjetë vjedhje.
Ai po hetohet gjithashtu në Belluno dhe Treviso për një mori vjedhjesh të tjera në shtëpi.
“Ne kemi dislokuar forcat tona më të mira për të kapur të arratisurin”, nënvizon komisioneri.
Edison Pula së bashku me dy shqiptarë të tjerë finalizuan planin e “guximshëm” të arratisjes në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm. Dy personat e tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije nga autoritetet italianë, u kapën dhe u kthyen në qeli./abcnews.al/