FOTO/ Arrestohet “zogu“ i arratisjeve. Anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula, u kap në Luksemburg

schedule11:52 - 5 Shkurt, 2025

schedule 11:52 - 5 Shkurt, 2025

LUKSEMBURG- Personi që shihni në foto është Edison Pula. Ai u arrestua në Luksemburg, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e bandës së Niklës.

Ai është dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Edison Pula u dyshua bashkë me 8 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që me 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ai njihet ndryshe si “mjeshtri” i arratisjeve nga burgu. Edison Pula nëntë vjet më parë u arratis nga komisariati i Krujës dhe në 2022 nga burgu i Trevisos në Itali, bashkë me dy perona të tjerë, të cilët janë arrestuar.

Arratisja e tij nga Italia bëri bujë për mënyrën se si iku nga institucioni ku mbahej i mbyllur. Ai preu hekurat me një sharrë, e cila dyshohet se iu dërgua me anë të një droni në qeli.

Mediat italiane raportonin se Pula dyshohet se për realizimin e arratisjes të jetë ndihmuar nga anëtarë të klanit mafioz “Ndrangheta”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!