Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Elektrik Market” vjen në Tiranë, grupi shqiptaro-amerikan që elektrizon skenat botërore

schedule08:59 - 10 Qershor, 2022

schedule 08:59 - 10 Qershor, 2022

Grupi muzikor, Electric Market ndodhet në Tiranë për një masterclass që do të mbajnë në Universitetin e Arteve. Grupi formohet nga tastieristi i njohur Steve Hunt, basisti shqiptar Ervin Dhimo dhe bateristin Jovol Bell, të cilët krijuan një trio energjike.

Ata ishin të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndanë më shumë detaje për vizitën e tyre në Tiranë. “Kemi ardhur disa herë me këtë grup. Ishim në një turne të shkurtër. Ndalesa e parë ishte në Londër. Kemi një master class te Universiteti i Arteve dhe te Liceu Artistik.”, tha Ervini.

Steve shpjegoi se do të flasin për mënyrën se si performojnë së bashku, për muzikën ndërsa studentët bëjnë pyetje nga aspekte të ndryshme. Mes të tjerash, ata rrëfyen dhe se si u bënë bashkë për të krijuar këtë grup energjik.



“Me Ervinin jam njohur që në vitin 2006, kur shkova në Boston. Kaluam tre vite së bashku duke luajtur muzikë. Krijuam miqësi, rrinim vazhdimisht bashkë dhe u afruam më pranë nga ana muzikore. Asokohe erdhëm në Shqipëri për herë të parë dhe njerëzit ishin shumë të ngrohtë.

Më pas, duke kaluar pjesën e kohës, përfunduam në New York. Ky ishte momenti ku Steven dhe Ervini u takuan.”, tregoi Bell. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!