Balluku replikë me opozitën: Morëm projektet e lënë rrugëve nga ju dhe i përfunduam, ju spekuloni

schedule18:05 - 9 Qershor, 2022

schedule 18:05 - 9 Qershor, 2022

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, duke folur në Kuvend, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e opozitës, se qeveria shqiptare ka lënë në mes projektet e nisura nga qeveria demokrate.

Balluku tha se qeveria shqiptare mori në dorë projekte e lënë rrugëve nga ana e demokratëve dhe i kanë përmbyllur ato, siç është rasti i aksit Kardhiq – Delvinë.

Ndërkohë Balluku hodhi poshtë edhe akuzat se po rritet energjia elektrike, duke thënë se ky është një spekulim.

Keni folur sot gjatë gjithë ditës për Kardhiq-Delvinë, një nga veprat kryesore sa i përket turizmit. Do doja të sqaroja diçka sepse u tha që e nisi PD, por pse nuk u mbaruar. Loti i parë ka nisur në dhjetor 2007-s dhe deri në vitin 2013, nuk e di pse nuk e mbaruar, edhe me lotin e dytë dhe të tretë ndodhi e njëjta gjë. Lotet që ne kemi hapur, loti i katër dhe i pestë i hapur në 2018-t është dorëzuar në 2021. Këto janë vitet që flasin, ne morëm punët tuaja të mbetura rrugëve dhe i mbaruam në kohë rekord. Ne përfunduam edhe punët tona. Ne jo vetëm dimë t’i dorëzojmë por i bëjmë dhe para afatit. Me Qukës – Qafë Plloçën është mbyllur pjesa tjetër e kredisë. Energjia? Cili energji është rritur. Ju do spekuloni se nuk keni çfarë bëni. Si nuk dolët njëherë të flisni me shifra të qarta. Çfarë do që të thoni ju edhe bizneset e lidhura me tensionin e mesëm do të jenë në mbrojtjen e shtetit shqiptar”, tha Balluku.

/Abcnews.al/