Peleshi-opozitës: “Ballkani i Hapur” projekt ambicioz, ju kërkoni izolimin e Shqipërisë

schedule16:25 - 9 Qershor, 2022

schedule 16:25 - 9 Qershor, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka replikuar me deputetin e opozitës Tritan Shehu, pas akuzave të këtij të fundit se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë krize dhe rritjes së çmimeve.

Sipas Peleshit qeveria shqiptare tashmë ka disa muaj që po u vjen në ndihmë shtresave në nevojë me paketa sociale, ndërsa theksoi se ka rimbursuar edhe naftën për fermerët.

Duke iu përgjigjur edhe vërejtjes së zotit Shehu. Unë e kam të vështirë të ndjek logjikën epërfaqësuesve të opozitës, e kuptoj që opozitë do të thotë të kundërshtosh. Perfekt nuk kemi qenë asnjëherë, do ketë opozitë. Por unë nuk e kuptoj cili është problemi juaj me bordin që kontrollon çmimet në këtë situatë të jashtëzakonshme. Vetëm ju u thoni shqiptarëve që rritja e çmimeve vjen jo për shkak të luftës. Pra burimin duhet ta pranojmë. Në këtë situatë lufte duhet të ketë një lloj dore të shtuar të shtetit në mënyrë të përkohshme, në mënyrë që çmimet mos kërcejnë, mos ketë spekulim, kundër spekulantëve është bordi. Kur ka shenja të monopololeve ju na kritikoni ku është shteti, kur ndërhyjmë thoni pse ndërhyni9. Si ka mundësi që të thoni skeni bërë asgjë, ndërkohë që në këtë foltore kemi numëruar të gjitha masat që kemi marrë. 14 milionë euro janë investuar vetëm për naftën e fermerëve. Pensionistët për një periudhë të caktuar marrin 30 mijë lek shtesë. 5 milionë dollarë kemi vënë për transportin, në mënyrë që mos e ndiej qytetari këtë situatë lufte. Energjia është një kosto shumë e madhe që ne e përballojmë, 10 herë më lirë shitet në Shqipëri se sa është çmimi në bursë. Eksportet shqiptare janë rritur”, tha Peleshi.

Gjithashtu ministri foli dhe për akuzat që po i bëhen “Ballkanit të Hapur” nga ana e opozitës. Ai theksoi se opozita po promovon mbylljen, në vend që të dalë në krahë të këtij projekti të madh. Sipas Peleshit Shqipëria dhe rajoni duhet të integrohen më parë me njëri-tjetrin, pastaj në Bashkimin Europian.

Dy fjalë për Ballkanin e Hapur, sensi i kritikës tuaj është i pakuptimtë, sepse ju thoni që Ballkani i Hapur kërcënon ekonominë shqiptare, ju promovoni tezën e mbylljes së tregut. Me pak fjalë ju jeni edhe kundër anëtarësimit në BE, se dhe në BE kur të anëtarësojmë me të drejta të plota, kur të jemi qytetarë të BE-së. Nëse je për perfeksionim, dil këtu dhe mbro perfeksionimin. Ashtu siç po promovojmë integrimin në BE, duhet të integrohemi edhe mes nesh në Ballkan. Ballkani i Hapur shenjat pozitive i ka dhënë që tani edhe me rritjen e eksporteve”, tha Peleshi në Kuvend.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!