Ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti ka dhënë disa detaje të tjera për Cllevion. Anaidi është mik i ngushtë i Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”, i cili gjatë ditës së hënë u përfshi në një sherr me Noizy-n. Një ditë më pas, ai u arrestua pasi theu masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Anaidi ka dhënë detaje për lirimin e Cllevios, duke shkruar: “Pas 30 min në gjyq dhe pas 2-3 orësh do thotë o Anaid hape icik live ti dhe me fut se sme lejon Instagrami””, duke treguar kështu se Cllevio se pritet të lirohet sot.