Kriza ushqimore, cilat janë 6 portet vendimtare për nxjerrjen e grurit nga Ukraina

schedule12:08 - 9 Qershor, 2022

schedule 12:08 - 9 Qershor, 2022

Loja e zhbllokimit të eksporteve të grurit nga Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, të korrat e të cilit rrezikojnë të kalben duke shkaktuar një krizë ushqimore botërore, në thelb kalon nëpër 6 porte në vend: Chornomorsk, Yuzhny, Mykolaiv, Berdyansk, Mariupol dhe Odessa, sipas mediave të huaja.

Gjashtë portet janë të rëndësishme, pasi ato garantojnë eksportin e miliona TEU (njësia matëse e transportit të anijeve konteiner) të drithërave, nga gruri në misër, por edhe të lëndëve të para të tjera të rëndësishme.

Bllokada e këtyre porteve dhe rrugëve të tyre, nga bombat por edhe nga minat e vendosura në Detin Azov dhe në Detin e Zi, nuk ka gjasa të zëvendësohet me rrugë të tjera, si linjat hekurudhore ose transporti rrugor.

Dhe pavarësisht përpjekjeve për të gjetur rrugë alternative, të mbështetur edhe nga plani i fundit i BE-së.

Megjithatë, transporti detar mbetet thelbësor. Këtu janë portet kryesore, pa të cilat tonelatat e grurit do të shkojnë dëm dhe bota do të përballet me një krizë të madhe globale.

* Odessa – Porti më i madh në vend dhe i dyti në Detin e Zi, me një trafik prej 675 mijë Teu në vitin 2021, vitin e kaluar ka trajtuar mbi 3.5 milionë tonë grurë.

* Chornomorsk – Në jug të Odessa, është pika kryesore e eksportit të të grurit. Ka një kapacitet mbi 110 mijë Teu në vit dhe eksporton në vit 4 milionë tonë.

* Yuzhny – Porti i tretë më i rëndësishëm ukrainas, gjithashtu në distriktin Odessa, ka një nga zonat më të avancuara industriale në vend dhe operon kryesisht me hidrokarbure.

* Mykolaiv – Është selia e kantiereve kryesore të Detit të Zi rreth pesëdhjetë kilometra nga Kherson dhe është një nga portet më të rëndësishme për Ukrainën.

* Berdyansk – Në rajonin e Zaporozhzhia, në bregun verior të detit Azov, duhej të përfaqësonte të ardhmen e porteve të Ukrainës me një projekt infrastrukturor të zhvilluar para konfliktit për t’i lejuar asaj të eskportonte 1.5 milion ton drithë në vit.

* Mariupol – Porti më i madh në Ukrainën jugore, i dëmtuar rëndë nga lufta, ai kishte një kapacitet prej mbi 60,000 Teu në vit për të eksportuar drithërat dhe qymyri.

/abcnews.al