Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos, u diagnostikua sot pozitiv me koronavirus, pas një kontrolli parandalues. Lajmi është bërë publik nga mediat greke, ndërsa deri më tani raportohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se diagnostifikimi pozitiv me koronavirus i Nikos Panagiotopoulos, një ditë pas takimit me ministrin shqiptar Niko Peleshi. Deri më tani nuk ka ende informacion nëse Peleshi ka kryer testimin për covid, për shkak se ka qenë në kontakt me homologun e tij grek./abcnews.al/