PSG pritet të largojë plot 10 futbollistë

schedule22:21 - 29 Prill, 2019

schedule 22:21 - 29 Prill, 2019

Shpenzimet marramendëse dhe dështimi në ligen e kampioneve pritet të sjellë ndryshime të shumta tek skuadra e Paris Saint Germain, Juventus apo Real Madrid. Sipas L’equipe në merkaton verore tek kampionet e Francës pritet të largohen plot 10 futbollistë.

Është kohë llogarish, verdiktesh, por edhe analizash, kryesisht për klube që kanë shpenzuar jo pak në drejtim të këtij edicioni, por që kanë dështuar totalisht. Dhe klubet që nuk kanë arritur aty ku deshën dhe për të cilat mund të quhet sezon i djegur janë Real, apo edhe PSG. Akoma më shumë kjo e fundit që humbet edhe trofeun e kupës së Francës, edhe pse skuadra ka dalë kampione, por që nuk ka mjaftuar.

Tashmë në Paris kanë nisur të mendojnë për një spastrim të shumë lojtarëve, dhe një diçka e tillë vjen nëpërmjet zërit të medias. Sipas një artikulli të “L’Equipe”, flitet se në verë drejtuesit do të largojnë plot 10 lojtarë. Bufon, Dani Alvesh, Kavani, Munier, Draksler, Rabiot, Çupo-Moting, Nkuku, Nsoki dhe Kurzava, pritet të jenë të gjithë me valixhe në duar. Nëse të gjithë do të largohen, në arkat e klubit do të futen plot 250 milionë euro, sipas përllogaritjeve që vet drejtuesit kanë bërë. Klubi nuk ka dhënë asnjë lloj reagimi për një diçka të tillë, por investimi i çmendur ka qenë NUL përballë rezultateve në fund. Ajo që peshon më shumë është Champions, që ka djegur shumë te PSG apo edhe Juventus e Real. Mbetet tashmë për tu parë nëse ajo që raporton L’Equipe është e vërtetë apo jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!