Paulo Dybala ndodhet në Miami me partneren e tij për pushime, ku gjithashtu është kontaktuar nga i besuari i tij i cili u takua dje me drejtuesit e Interit për të diskutuar shifrat.
Antun ndodhej ditën e djeshme në Milano për të folur me drejtuesit e Interit dhe informacionin e marrë për shifrat ia ka kaluar Dybala-s. Interi i ka ofruar argjentinasit një kontratë prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse për 4 vite.
“Sportmediase” ka raportuar pak çaste më parë se Paulo Dybala i ka kthyer përgjigje Interit duke pranuar kushtet dhe shifrat e kontratës. Tashmë mungon vetëm firma e tij në letrën e bardhë dhe kjo gjë raportohet të ndodhë brenda një jave./ h.ll/abcnews.al