Një djalë i ri ka dashur të bëjë influencerin në Instagram duke bërë video të guximshme në të cilën i vardiset një majmuni orangutang duke e tallur atë, por e pësoi keq sepse kafsha e kapi dhe nuk e lëshonte edhe pse njerëz të tjerë i erdhën në ndihmë.
Ngjarja ndodhi në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në provincën Riau të Indonezisë, raporton noa.al duke cituar Newsflare.
https://www.youtube.com/watch?v=w_D-SHK9kVM
19-vjeçari Hasanal Arifin dyshohet se ka tallur orangutangun – dhe kjo bëri që primati i mërzitur ta kapë nga këmisha duke e shtyrë drejt kafazit, siç u kap në këtë video alarmante me më shumë se 16.5 milionë shikime vetëm në Twitter.
Stafi i zoo park tha se djaloshi kapërceu gardhin e parë të sigurisë dhe iu afrua aq shumë primatit dhe nisi ta ngacmonte.
Në ato momente, majmuni gjigant e mbërtheu nga këmisha dhe më pas nga pantallonat dhe nuk e lëshonte edhe kur dikush u afrua ta kapte. Pak momente më vonë, djaloshi arriti të çlirohej nga kthetrat e orangutangut pa dëmtime.