Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Makina përplasi turmën, viktima në Berlin ishte mësuese, të plagosur edhe 14 nxënës

schedule20:56 - 8 Qershor, 2022

schedule 20:56 - 8 Qershor, 2022

Një mësuese është vrarë dhe 14 nxënës janë në mesin e të plagosurve pasi një makinë goditi një turmë në një rrugë të Berlinit, ditën e sotme.

Grupi ishte në një udhëtim shkollor në Berlin nga shteti i Hesse. Një mësues tjetër u plagos rëndë. Ndërkaq, policia arrestoi në vendngjarje shoferin 29-vjeçar.

Zyrtarët thanë se ishte e paqartë nëse incidenti, i cili ndodhi pak para orës 10:30 me orën lokale, ishte i qëllimshëm apo aksident. Ngjarja ndodhi në zemër të Berlinit perëndimor, në një nga rrugët më të ngarkuara.



Gruaja që vdiq është identifikuar si mësuese e cila ishte në një udhëtim me një klasë nga shteti qendror i Hesse. Policia e Berlinit tha se ajo humbi jetën në vend.

Shoferi kishte shtetësi gjermane dhe armene. Policia tha se nuk mund të konfirmonte raportet se ai kishte lënë një shënim në makinën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!