Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konferencë me gazetarët tha se çdo takim midis presidentëve rus dhe ukrainas duhet të jetë “produktiv dhe i përgatitur mirë”, sipas The Guardian.
“Pozicioni ynë është i ditur. Çdo takim në nivelin më të lartë duhet të jetë produktiv dhe i përgatitur mirë,” tha Peskov.
Kremlini foli gjithashtu për krizën e vazhdueshme ushqimore, duke përsëritur faktin se sanksionet perëndimore duhet të hiqen në mënyrë që gruri rus të eksportohet në tregjet ndërkombëtare.
Dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë diskutim rreth heqjes së sanksioneve, theksoi Peskov.
/abcnews.al